Prokurori i arrestuar me pasuri përrallore

exit.al 3 Dhjetor 2015, 11:27

Prokurori i arrestuar dje, Haxhi Giu disponon pasuri të konsiderueshme në vlerë monetare dhe pasuri të paluajtshme.

Sipas ILDKPKI, llogaritë bankare arrijnë vlerën e 500 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, prokurori zotëron dy apartamente dhe një banesë katër katëshe.

Ai ka bërë deklarim të pasurisë vitet e fundit dhe ka deklaruar burimin e të ardhurave.

Prokurori akuzohet për korrupsion pasiv.