Ish të përndjekurit politikë protestojnë para Kuvendit

exit.al 3 Dhjetor 2015, 11:02

Sot, ish të përndjekurit politikë protestuan sërisht në hyrje të Kuvendit. Ata kërkojnë dëmshpërblimin e premtuar për vitet e burgut.

Protestuesit qëlluan me vezë ndaj makinave të deputetëve. Vetë deputetet, të njoftuar më herët për protestën, u futën në oborrin e Kuvendit nga hyrjet anësore, duke shmangur ballafaqimin me ish të përndjekurit.