Meta takon kryenegociatorin Mazi: Vullnet për plotësimin e kushteve të vendosura nga BE

exit.al 22 Qershor 2020, 13:42

Presidenti Meta takoi sot kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazin. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se diskutuan për perspektiven e çeljes së negociatave dhe i bëri thirrje politikanëve të tregojnë vullnet për plotësimin e kushteve të vendosura nga BE.

"Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave. Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese."

Presidenti Meta theksoi se "integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar". Shpërndaje te miqtë