Arrestohen 5 persona për posedim të lëndëve narkotike dhe mosbindje ndaj policisë

exit.al 22 Qershor 2020, 13:17

Policia ka arrestuar të hënën 5 persona, të cilët akuzohen për posedim të lëndëve narkotike, mosbindje të urdhërit të policisë dhe drejtim të makinës në gjendje të dehur.

Në një njoftim, Policia e Shtetit shkruan:

"Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një armë e ftohtë."

Të arrestuarit janë:

  • Shtetasit me iniciale A. U., 30 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, R. L., 29 vjeç, për posedim të lëndëve narkotike.
  • Shtetasi sirian me iniciale B. Ch., 25 vjeç, për mbajtjen e një thike dhe mosbindje të urdhrit të policisë.
  • Shtetasi me iniciale A. H., 38 vjeç, për drejtim të makinës në gjendje të dehur.

Shpërndaje te miqtë