"Gjatë javëve të fundit, ne jemi ndikuar thellësisht nga lëvizja gjithnjë e më e gjerë për drejtësi racore që ka nisur pas vrasjes së George Floyd.
Po shohim se vëmendja e botës dhe vendit është kthyer gjithnjë e më shumë te statujat si simbole të fuqishme dhe të dëmshme të racizmit sistemik. E thënë thjesht, ka ardhur koha për ta hequr."
Në një deklaratë, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio, tha se bashkia mbështet kërkesën e muzeut për të hequr statujën "sepse ajo përshkruan në mënyrë të qartë se njerëzit me ngjyrë dhe indigjenët shihen si të nënshtruar dhe racë inferiore ndaj të bardhëve. Është vendimi i duhur dhe koha e duhur për të hequr këtë statujë problematike. " Presidenti Ruzvelt qendroi në detyrë nga viti 1091 deri në 1909 Vitet e fundit, pikëpamjet e tij për racën dhe rolin e tij në luftën Spanjoll-Amerikane kanë tërhequr kritikat e qytetarëve dhe studiuesve. Në një protestë në vitin 2016, aktivistët e quajtën statujën "një mishërim të epërsisë së të bardhëve që vetë Ruzvelt e mbështeti dhe promovoi". Shpërndaje te miqtë
