Shtyhet për të martën seanca për të dyshuarin kryesor për vrasjen e Hekuran Billës

exit.al 22 Qershor 2020, 13:05

Gjykata e Tiranës shtyu për të martën vendimin për masën e sigurisë ndaj të akuzuarit për vrasjen e Hekuran Billës, Viktor Marku.

Gjykata argumentoi se kërkon kohë për të vlerësuar procedurën e arrestin dhe dërgimit në Tiranë të Markut.

Viktor Marku u arrestua në Malin e Zi, ku tentoi të largohej prej andej me një identitet tjetër.

Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës, në 11 qershor te Komuna e Parisit.

Një ditë më parë Gjykata la në burg Sebastian Malin i akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor. Mali është nipi i Prel Markut të vrarë në Britani nga Billa, në 2006.

Shpërndaje te miqtë