Presidenti Meta takon ekipin italian të mjekëve e infermierëve

exit.al 11 Gusht 2020, 14:28

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me mjekët e ardhur nga Italia, të cilët do të trajnojnë mjekët e infermierët shqiptarë në përballimin e pandemisë së Covid-19. Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

“Prita sot në një takim të përzemërt ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar strukturat tona shëndetësore me qëllim arritjen e rezultateve më efektive në luftën me pandeminë e rrezikshme COVID-19.”

Presindenti Meta falenderoi shtetin Italian për të gjithë ndihmën gjatë pandemisë si dhe theksoi se shkëmbimi i eksperiencave e thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është domosdoshëm. Shpërndaje te miqtë