Shemben 2 pallate të dëmtuara nga tërmeti në Hamallaj

exit.al 11 Gusht 2020, 14:19

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi të martën 2 pallate 5-katëshe në Hamallaj të Durrësit, pasi ishin dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ekspertët e Institutit të Ndërtimit i kishin shpallur pallatet të pabanueshme.

Sipas Bashkisë Durrës, familjet që jetonin në këto pallate do të marrin apartamente të reja kur ato të rindërtohen.

Shpërndaje te miqtë