Presidenti Meta takon ambasadoren Kim për Reformën Zgjedhore

exit.al 5 Qershor 2020, 10:53

Presidenti Meta do të takojë sot në orën 11:00 ambasadoren amerikane Yuri Kim për të folur për Reformën Zgjedhore.

Ky takim vjen pas ngecies së bisedimeve në Këshillin Politik për reformën. Një ditë më parë, tre ambasadorët e angazhuar në Reformën Zgjedhore, Kim, Soreca dhe Norman u takuan me njëri-tjetrin.

Ambasadorja Kim ka deklaruar se ka një draft-marrëveshje shumë të mirë por për të cilën opozita nuk ka rënë dakord akoma.