“Po afrohemi afër një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme të kufijve dhe kontrollet kufitare. Propozoj që vendet anëtare duhet të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare sa më shpejt të jetë e mundur, një datë e mirë është fundi i qershorit.”
Kufizimet për shkak të koronavirusit dhe ndalimet e udhëtimit kanë sjellë konfuzion mes udhëtarëve, i kushtuan industrisë së turizmit miliarda euro të ardhura dhe minuan idenë e një Evrope të bashkuar. Qeveritë e BE tani po përpiqen të koordinojnë se si dhe kur të rihapin kufijtë e tyre, dhe ministrat e punëve të brendshme të shteteve anëtare do të diskutojnë për këtë gjatë një takimi të Premten. Eurokomisionerja u shpreh optimiste për përmirësimin e situatës së koronavirusit në vendet e BE-së dhe se qytetarët po i përshtasin masat e distancimit social në përditshmëri. Ajo gjithashtu tregoi një raport të fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve që këshillon hapjen e kufijve. Sipas ECDC, masat kufizuese dhe mbyllja e kufijve kishin ndikim negativ në ekonomi dhe ishin efektive vetëm në vonimin e epidemisë në fillimin e saj, por nuk janë më shumë të vlefshme tani.KE kërkon rihapjen e kufijve mes shteteve europiane
Komisioni Europian i kërkon vendeve anëtare të BE-së që të rihapin kufijtë pa dallime mes shteteve deri në fund të qershorit.
Eurokomisionerja për Punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi për Euronews:
Të sugjeruara
Irani liron një veteran të marinës amerikane, i burgosur prej 1 viti
5 Qershor 2020, 09:39Punonjëset e fasonerisë në Durrës protestë për pagën e luftës
5 Qershor 2020, 09:10Vriten 2 vëllezër në Krujë
5 Qershor 2020, 08:38
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
