Presidenti Meta bën propozimin e katërt për kreun e KLSH-së

exit.al 4 Qershor 2020, 12:51

Presidenti Ilir Meta ka propozuar emërimin e Arben Shehut në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shehu është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe është i specializuar në Krimin e Organizuar dhe Krimin Ekonomik.

Ky është propozimi i katërt i presidentit për postin e kreut të Shehut. Propozimi vjen pas përplasjes me Kuvendit dhe Presidencës për mos respektim të afateve kushtetuese për kreun e KLSH-së.

KLSH ka prej dhjetorit të 2018-ës që nuk ka kryetar, kur i mbaroi mandati Bujar Leskajt.

Deri tani Kuvendi ka refuzuar tre kandidatë të ndryshëm të paraqitur nga Presidenti Meta.