Përfundon takimi mes ambasadorëve për Reformën Zgjedhore

exit.al 4 Qershor 2020, 12:25

Ka përfunduar takimi mes katër ambasadorëve të Yuri Kim, Luigi Soreca, Duncan Norman dhe Berndt Boschart në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Takimi zgjati rreth 1 orë, në zyrën e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca. Ndërkohë asnjëri prej tyre nuk ka dhënë deklaratë për mediat në lidhje me çështjet që u diskutuan.

Takimi erdhi pas deklaratës së ambasadores Kim se është arritur një draft-marrëveshjeje, e cila përmban rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe disa masa të tjera që sigurojnë votën e qytetarëve dhe se tani i takon kreut të PD-së Basha të vendosë.

Në të njëjtën kohë kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e tij ekspertët për Reformën Zgjedhore. Një ditë më parë, ai u shpreh se është bërë progres në lidhje me reformën por ka mbetur ende një çështje për tu dakortësuar.