Presidenti Meta nuk e beson refuzimin e Ramës ndaj propozimit të opozitës së bashkuar

exit.al 24 Korrik 2020, 20:00

Presidenti Ilir Meta, në përfundim të një aktiviteti publik, është shprehur mosbesues për refuzimin e kryeministri Rama ndaj propozimit të opozitës jashtëparlamentare për listat e hapura.

“Nuk e besoj të jetë refuzuar një propozim i tillë i Bashës nga kryeministri Rama, besoj është lajm i rremë.” – tha Meta, i cili përgëzoi propozimin e ardhur nga opozita.

Kryeministri Rama, rreth 20 minuta përpara deklaratës së Presidentit, përmes një shënimi në Twitter ftoi PD-në të mbështesë ndryshimet kushtetuese të miratuara në Këshillin e Legjislacionit, për të vijuar pas diskutimin për propozimet e opozitës jashtëparlamentare.

Shpërndaje te miqtë