Basha: Hapje 100 përqind e listave pa prekur koalicionet

exit.al 24 Korrik 2020, 17:54

Opozita pranon hapjen 100 përqind të listave të deputetëve por pa prekur koalicionet dhe mënyrën e përllogaritjes së mandateve për deputet.

Njoftimin e bëri vetë kryetari i PD-së Basha pas takimit me kryetarët e partive opozitare. Ai tha se ky propozim do t’i paraqitet Këshillit Politik në mbledhjen e sotme.

Këshilli Politik do të mblidhet sërish sot për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese, hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

Shpërndaje te miqtë