Kryemadhi mbështet hapjen 100% të listave

exit.al 24 Korrik 2020, 19:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi mbështet hapjen 100 përqind të listave. Ajo kërkon që të gjithë t’i nënshtrohen gjykimit të popullit.

“PO listave të hapura 100%. Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit! Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve. ??”, shkroi Kryemadhi në Facebook.

Shpërndaje te miqtë