Franca shton forcat e sigurisë pas sulmit në Nisë

exit.al 30 Tetor 2020, 21:00

Qytetarët vendosin flule dhe qirinj jashtë ksihës në qytetin Nisë në Francë ku tre njerëz u qëlluan me thikë për vdekje.

Njëkohësisht forcat e sigurisë janë shtuar në objektet dhe godinat fetare, si dhe në të gjitha shkollat në shtetin francez.

Presidenti Emmanuel Macron tha se sulmi i ditës së enjte ishte një “sulm terrorist”.

Ai pritet të mbajë një takim urgjent me ministrat kryesorë të kabintetit të tij.

Ministri i mbrojtjes në Francë paralajmëroi se sulme të tjera të tilla janë të pritshme.

Dalja në mbrojtje që presidenti Emmanuel Macron i ka bërë publikimit të karikaturave me objekt ikona dhe figura fetare ka ngjallur pakënaqësi në shumë shtete me shumicë muslimane.

I dyshuari për sulmin me thikë të së enjtes, një djalë 21 vjeç nga Tunizia, u qëllua me armë nga policia dhe tani gjendet në gjëndje kritike për jetën në një spital në francë.

Vëllai i tij tregoi për BBC se ai kishte shumë pak kohë që kishte mbërritur në Francë.

Shpërndaje te miqtë