Presidenti i komunitetit hebre në Shqipëri: Tirana, Jeruzalemi i Ballkanit

exit.al 28 Tetor 2020, 20:12

Geront Kureta, presidenti i komunitetit hebre në Shqipëri, falenderoi shqiptarët për shpëtimin e më shumë se 2 mijë hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Gjatë Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, mbajtur të mërkurën, Kureta deklaroi se Tirana mund të quhet sot pa frikë si ‘Jeruzalemi i Ballkanit’ për shkak të harmosë fetare që e karanterizon:

“Këtu hebrenjtë u shpëtuan falë tolerancës së kombit shqiptar. Ne jemi krenarë për tolerancën, harmoninë e nxitur këtu.

Sarajeva dikur quhej Jerusalemi i Ballkanit, kishte kisha ortodokse, katolike që qëndronin bashkë me sinagoga dhe xhami. Sot Tirana është Jerusalemi i Ballkanit me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare.”

Shpërndaje te miqtë