Qeveria 37 mijë euro Akademisë së Shkencave për studime rreth Covid-19

exit.al 28 Tetor 2020, 20:00

Qeveria ka vendosur t’i japë rreth 37 mijë euro Akademisë së Shkencave për të bërë studime dhe kërkime për Covid-19.

Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Fondi do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020

Ky është fondi i parë shtetor që jep për kërkime rreth Covid-19 nga qeveria.

Shpërndaje te miqtë