Presidenti dekreton ministrat Çuçi dhe Ekonomi

exit.al 17 Dhjetor 2020, 11:11

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj dhe propozimet e Kryeministrit Rama për ndryshime në kabinetin ministror.

Meta ka dekretuar emërimin e Blendi Çuçit si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomit si ministre të Bujqësisë, vetëm pak minuta pas mbërritjes së propozimeve në Presidencë.

Këto ndryshime në kabinet erdhën pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas protestave të shkaktuara nga vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një polic.

[caption id="attachment_118782" align="alignnone" width="960"]Shkarkimi i Sander Lleshajt Shkarkimi i Sander Lleshajt[/caption]

[caption id="attachment_118781" align="alignnone" width="960"]Milva Ekonomi Ministre Bujqesie Milva Ekonomi Ministre Bujqesie[/caption]

[caption id="attachment_118780" align="alignnone" width="960"]Bledi Cuci Minister i Brendshem Bledi Cuci Minister i Brendshem[/caption]

Shpërndaje te miqtë