Milva Ekonomi premton mbështetje për fermerët

exit.al 17 Dhjetor 2020, 10:51

Milva Ekonomi është propozuar për ministre Bujqësie nga Kryeministri Edi Rama.

Ky ndryshim vjen pas propozimit të Blendi Çuçit për ministër të Brendshëm, krijuar pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Ekonomi e quajti përgjegjësi të madhe detyrën e re, për të çuar përpara reformën e nisur në mbështetje të fermerëve përmes uljes së taksave.

Milva Ekonomi tha se është detyra e Presidentit të dekretojë emërimin e saj, gjë për të cilën u shpreh se mbetet në pritje.

Shpërndaje te miqtë