Mblidhet Kuvendi, miraton sot paketën e Reformës Zgjedhore

exit.al 17 Dhjetor 2020, 09:38

Kuvendi do të miratojë sot paketën e ligjeve të dakortësuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Në seancën e sotme Kuvendi do të shqyrtojë projekligjet e mëposhtëme:

Ndryshime në ligjin per statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të vendosur se çështjet zgjedhore duhet të përfshihen në vlerësimin e vetingut dhe karrierën për magjistratët që kanë shqyrtuar çështje të tilla.

Ndryshime në ligjin për SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm për të hetuar edhe korrupsionin zgjedhor.

Krijimi i statusit të denoncuesit të krimeve zgjedhore, i cili do të gëzojë mbrojtje ligjore.

Nga ana tjetër Kuvendi do të shqyrtojë dhe dy dekrete e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit të Metrologjisë dhe buxhetit të shtetit.

Sot do të votohet dhe kandidati për Gjykatën Kushtetuese, Altin Binaj.

Shpërndaje te miqtë