Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të takohen me Presidentin turk Tayyip Erdogan në Turqi në 6 Prill. Lajmi u njoftua nga Dana Spinant, zëdhënëse e drejtore e Komunikimit Politik të BE-së, të hënën, në Twitter.
https://twitter.com/DanaSpinant/status/1376505187725103106
Ky takim është një sinjal për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. BE nuk dha detaje të mëtejshme.
Takimi i fundit mes Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentit turk Tayyip Erdogan u mbaj më 4 mars 2020 në Ankara, me pjesmarrjen e Përfaqësuesit të Lartë te BE-së Josep Borrell.
