Kolegji Zgjedhor shqyrton padinë e PS

exit.al 29 Mars 2021, 11:58

Kolegji Zgjedhor po diskuton sot padinë e Partisë Socialiste për regjistrimin e 153 kandidatëve të koalicionit të PD-së dhe jo 222 kandidatë.

Partia Socialiste paditi më 25 mars në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankesave për lejimin e regjistrimit të 222 kandidatëve për deputet të listës së PD-së.

Në padi, PS kërkon lënien në fuqi të vendimti të Komisionerit Zgjedhir, Celibashi për lejimin e regjistrimit deri në 153 kandidatë për deputet.

Të martën, PD fitoi të drejtën për të regjistruar 222 kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit. KAS hodhi poshtë vendimin e KQZ-së dhe i dha të drejtë PD-së për numrin e kandidatëve.

Ligji “Për partitë” përcakton vetëm një kufi minimal për numrin e kandidatëve në lista, ndërsa kufiri maksimal është në dorë të partive.