Arrestohen 3 iranian me dokumenta fallso

exit.al 29 Mars 2021, 12:25

Polica kufitare e Qafë Thanës arrestoi të hënën tre shtetas iranian për kalimin e kufirit me dokumenta të fallsifikuara.

3 shtetasit iranian janë I. T., 24 vjeç, M. N., 25 vjeç dhe A. N., 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. Ata u paraqiten në kufi me dokumente identifikimi të falsifikuara.

Hetimi do të vazhdojnë nga Prokuroria e Pogradecit.