Presidenca: Vendimi i shkarkimit të Metës i paligjshëm

exit.al 9 Qershor 2021, 15:27

Presidenca e quajti antikushtetues vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

"Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist", shkroi Presidenca në një njoftim për shtyp.

Presidenca e quajti Kryeministrin Rama "tregtar të kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partner dhe vasal të oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve".

Ndërsa, deputetët i quajti "torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit".

Institucioni i bëri thirrje gazetarëve të hetojnë krimet zgjedhore.

Kuvendi shkarkoi sot Metën me 105 vota Pro, për shkelje të Kushtetutës.