“Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale", deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, nënkryetari i Grupit të PPE-së, dhe Michael Gahler, zëdhënësi i Grupit të PPE-së për Punët e Jashtme.
Përfaqësuesit e PPE-së kritikuan zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe theksuan se:“Fakti që bashkitë në Shqipëri drejtohen nga një palë e vetme e vendos atë në kundërshtim me nocionin themelor të një demokracie pluraliste”.
PPE i bëri thirrje qeverisë të mos miratojë paketën “Anti Shpifje” dhe të nisë hetimin për shit-blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara. Gjithashtu, PPE i bëri thirrje të gjitha palëve të zbatojnë 15 kushtet e vendosura nga BE. Shpërndaje te miqtë
