Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në karantinë, 5 punonjës të infektuar

exit.al 12 Qershor 2020, 11:33

5 punonjës të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor janë infektuar me koronavirus, duke bërë që i gjithë institucioni të mbyllet.

Dyshohet se i pari është infektuar një drejtues i cili ka qenë për inspektim në Fier, ku dyshohet se është infektuar.

Punonjësit e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në shtëpi.

Të gjithë zyrat e Fondit po dezinfektohen, ndërsa punonjësit e tjerë janë këshilluar të izolohen deri në testimin e plotë të tyre.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik.

Shpërndaje te miqtë