Politika përplaset për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik

exit.al 28 Maj 2020, 21:29

Opozita dhe mazhoranca nuk kanë rënë dakort në Këshillin Politik për përfshirjen apo jo të identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik në reformën zgjedhore.

Në përfundim të takimit të 28 majit, përfaqësuesi i Partisë Demokratike njoftoi se pa arritur kompromis në këto çështje “e vështirë të kemi dakortësi për çështjet e tjera”.

“Ajo që ne presim për mbledhjen e rradhës është që mazhoranca të vijë me një propozim ku identifikimi biometrik të jetë në çdo kuti dhe një projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik.” – tha Bylykbashi.

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari njoftoi se do të marrin një shpjegim të zgjeruar nga OSBE/ODIHR për sistemin danez, të propozuar nga Ambasadorja Amerikane.

Qeveria tranzitore, kërkesë e Partisë Demokratike, nuk do të diskutohet në Këshill por në nivel politik.