Qëndresa Qytetare kërkon përgjysmin të tarifave të studimit për këte vit akademik

exit.al 28 Maj 2020, 20:05

Organizata “Qëndresa Qytetare” i kërkon Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës përgjysmimin e tarifave të studimit për vitin akademik 2019-2020.

“Efekti financiar që do të kishte ky vendim mund të rimbursohet pjesërisht nga Buxheti i Shtetit dhe pjesërisht nga buxheti i UT.” – propozon Qëndresa Qytetare.

Kërkesa ka ardhur fillimisht nga studentët e Fakultetit të Ekonomisë. Vështirësitë ekonomike familjare të shkaktuara nga koronavirusi dhe minimumi i shërbimeve të ofruara nga universiteti për shkak të masave ndaluese janë ndër arsyet kryesore.

Pavarësisht situatës, studentëve i kërkohet të paguajnë tarifat e plota të studimit që variojnë nga 60 mijë në 200 mijë lekë të reja.