Policia vendos 120 gjoba në 12 orë

exit.al 23 Tetor 2020, 10:39

Policia rrugore ka gjobitur 120 shtetas në 12 orë për parkim të mjeteve në korsinë e gabuar, në rrugën ‘Myslym Shyri’, në Tiranë.

Policia njoftoi të premten, se automjetet kanë “krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mjeteve dhe duke u bërë rrezik për aksidente rrugore”.

Policia ka nisur kontrollet për ndalimin e parkimeve dyshe ose në korsinë e lëvizjes.

Kontrollet nisën dy ditë pas takimti të ministrit Lleshaj me drejtuesit e Policisë, për rritjen e sigurisë rrugore.