Covid19 po përhapet më shpejt se në valën e parë

exit.al 23 Tetor 2020, 09:20

Virusi COVID-19 po përhapet më shpejt sesa gjatë valës se parë, në pranverë, tha të premten këshilltari shkencor i qeverisë franceze Arnaud Fontanet, raporton Reuters.

"Virusi po qarkullon më shpejt ... Ringjallja e pandemisë filloi në gusht", tha Fontanet, një epidemiolog, për BMF TV, duke shtuar se lufta kundër sëmundjes do të ishte një "maratonë".