PD zgjedhë 326 kandidatë për kandidatë deputet

exit.al 23 Tetor 2020, 10:30

Partia Demokratike njoftoi të premten se Komisioni i Vlerësimit të Kandidateve përfundoi përzgjedhjen e 326 kandidatëve për deputet.

Kjo listë ju dorëzua kryetarit të PD-së Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm Bardhi. Përzgjedhja e kandidatëve për kandidatë deputet u krye në tre faza.

Në listë përfundimtare me 140 kandidatë do të bëjnë pjesë  28 emra për deputet, të propozuara direkt nga Kryetari i PD-së Basha.