Policia liron plazhet e zëna pa leje

exit.al 30 Qershor 2021, 10:50

Policia e Shtetit ka liruar sot (30 qershor) plazhet e zëna pa leje. Ata kanë sekuestruar shezlongjet e vendosura pa leje në rërë në zonën e Durrësit, Kavajës, Velipojës dhe Vlorës.

Kryeministri Edi Rama urdhërojë të martën lirimin e stacioneve të plazhit të shfrytëzuara pa leje, nga subjektet. Ndryshe, ato do të përballeshin me sanksione ligjore dhe do t’i konfiskoheshin shezlongjet.

Vendimi i Ramës erdhi pasi gjatë fundjavës, si pasojë e konflikteve për shfrytëzimin e stacioneve të plazhit, në Velipojë u vranë 4 persona dhe në Dhërmi u dogjën 60 shezlongje.