134 të vdekur nga temperaturat e larta në Kanada

exit.al 30 Qershor 2021, 10:20

Të paktën 134 njerëz kanë vdekur papritur që nga e premtja në zonën e Vancouverit, sipas shifrave të departamentit të policisë së qytetit.

Departamenti i Policisë në Vancouver tha se u ishte përgjigjur më shumë se 65 lajmërimeve për vdekjeve të papritura që nga e premtja, me shumicën dërrmuese "lidhur me nxehtësinë".

Vdekjet u shkaktuan nga një rekord i ri i temperaturave të larta, për të tretën ditë me radhë, duke arritur në 49.5 gradë Celsius në Litton, Kolumbia Britanike.