"Nuk është aspak e vërtetë që familja e z.Lulzim Basha, kryetar i PD-së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore." — deklaron Policia e Shtetit.
Në deklaratën për shtyp, Policia e Shtetit sulmon median duke e quajtur të kapur nga politika dhe shprehet se lajmin e kanë prodhuar “zyrat e partive politike”."Një spekulim mediatik me synim mashtrimin dhe keqinformimin e opinionit publik për qëllime që i gjykojmë të mbrapshta. [..] Lajmi në fjalë duket i fabrikuar nga zyrat e një partie politike dhe jo nga redaksi serioze.
Fakti që asnjë nga institucionet e përmendura nuk është kontaktuar nga media në fjalë, na krijon dyshimin se në këtë rast kemi të bëj më me keqpërdorim flagrant të një gazete nga ana e politikës". — shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shpërndaje te miqtë
