Vëzhguesit po e shqyrtojnë çështjen, sëbashku me çështje të tjera përmbajtësore dhe proceduriale të rastit në fjalë.
Çdo konflikt i mundshëm interesi ka veçoritë e tij dhe ndaj nuk është e mundur të shprehesh paraprakisht një mendim mbi një konflikt të mundshëm interesi në të ardhmen, pavarësisht kësaj çdo konflikt i mundshëm interesi do të shqyrtohet tërësisht nga Vëzhguesit Ndërkombëtar në interes të pavarësisë dhe paanshmërisë së procesit të vetingut.
Dokumentat për komisioneren Zhegu u publikuan dje nga Boldnews. Sipas këtyre dokumentave komisionerja Zhegu është pjesë e treshes që po kryen verifikimin e subjektit Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, i cili ka qenë për disa kohë relator i çështjes në ngarkim të bashkëshortit të saj. Procesi i vetingut për gjykatësin Edmond Islamaj ka filluar në Tetor 2017, kështu që rezulton se komisionerja Suela Zhegu e ka pasur nën verifikim Edmond Islamajn për 5 muaj. Shpërndaje te miqtë
