Policia arreston pronarin e laboratorit të drogës në Fier

exit.al 12 Qershor 2020, 12:14

Policia arrestoi Aleksandër Kapaj, 53 vjeç në Fier, sepse kishte kthyer banesën e tij në një laborator për kultivimin e kanabisit.

Ky laborator u zbulua nga Policia më 1 maj 2020. Në banesë familja Kapaj kishin mbjedhur 312 rrënjë kanabis.

Më 1 maj, policia arrestoi djalin e tij Anxhelo Kapaj 22 vjeç, aktualisht në burg dhe bashkëshorten Qamile Kapaj 48 vjeçe, tani në arrest shtëpie.

Policia po vazhdon kërkimet për financuesin e laboratorit, shtetasin kosovar, 33 vjeç, Brahim Faredini.

Shpërndaje te miqtë