Basha me fermerët në Berat: Qeveria i braktisi gjatë pandemisë

exit.al 12 Qershor 2020, 12:04

Kreu i PD-së Lulzim Basha takoi sot fermerët në Berat, për të folur me ta për vështirësitë e punës. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se ‘pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t'i nxirrnin në treg.’ Basha u shpreh:

“Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën.

Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit.”

Basha tha se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për t'a nxjerrë bujqësinë nga kriza e për t'a shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin. “Do t'a nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas,” sqaroi Basha. Shpërndaje te miqtë