Policia arreston një 45-vjeçar, përsëriti shkeljen e masave anti-COVID

exit.al 20 Dhjetor 2020, 12:52

Një 45-vjeçar nga Miloti është arrestuar nga  policia pasi në mënyrë të përsëritur ka shkelur Aktin Normativ të masave anti-COVID, duke organizuar muzikë “live” përtej orarit të lejuar.

Policia e Krujës njofton se 45-vjeçari është dy herë të tjera pasi ka organizuar muzik “live”, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Mësohet gjithashtu se ai ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.