Prishtina ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit

exit.al 18 Dhjetor 2020, 22:19

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike deri më 3 janar.

dokumentin e publikuar nga kryekomunari, Shpend Ahmeti, thuhet se thyerja e urdhërit do të dënohet me gjobë 100 euro.

Mjetet piroteknike, që përfshijnë pëfshijnë kapsolla dhe fishekzjarrë, ndalohen të përdoren në vende të hapura publike, në sheshe, rrugë e tregje.

Masa e marrë nga Komuna e Prishtinës synon të dekurajojë grumbullimet në ditët e festave të publikut por edhe të parandalojë incidente që shkaktohen nga përdorimi i tyre.