Humb jetën nga COVID-19, regjisori Kadri Metohu

exit.al 20 Dhjetor 2020, 10:40

Regjisori dhe  skenaristi Kadri Metohu ka humbur jetën pas betejës me COVID-19 në moshën 90 vjeçare.

Lajmin e vdekjes së tij e ka njoftuar përmes një shënimi në rrjete sociale gazetari Dhimitër Gjoka.

Metohu studioi për regjisurë në Pragë të Çekosllavakisë nga ku pruri një eksperiencë në fushën e regjisë televizive, radiofonike dhe skenike.

Ai kontribuoi në ngritjen e Televizionit Shqiptar dhe është krijues i disa spektakleve televizive, dokumentarë, telereportazhe e radiodrama por edhe regjisor i disa veprave operistike.. Për kontributin e tij të çmuar ai është nderuar me çmime të shumta kombëtare.