Plagosen dy persona në Kamëz

exit.al 28 Dhjetor 2015, 20:25

Dy persona u plagosën me armë zjarri të hënën në mbrëmje në Kamëz.

Policia ka identifikuar  dy autorët, njëri prej të cilëve 37 vjeç. Ata janë ende në kërkim.

Dy të plagosurit me iniciale K. H, 30 vjeç, dhe O. M, 19 vjeç, ndodhen në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shkaku i përplasjes ishte një zënkë për arsye banale.