Ministria e Energjitikës padit në Prokurori tre ish ministra

exit.al 28 Dhjetor 2015, 15:05

Ministria e Energjitikës dhe Industrisë i kërkoi sot prokurorisë hetimin e tre ish ministrave Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima për çështjen e privatizimit të ÇEZ.

Ish ministrat, aktualisht deputetë të Partisë Demokratike, dyshohen se kanë shkelur ligjin në proçesin e privatizimit dhe kanë favorizuar ÇEZ-in gjatë aktivitetit të tij.

Sipas raportit të auditit të kryer nga Ministria e Energjitikës, dëmi që i është shkaktuar shtetit nga këto shkelje arrin në 414 milionë euro.

Së bashku me ish ministrat,  kërkoi dhe hetimin e zëvendësministrave Eno Bozdo e Neritan Alibali, si dhe të ish zyrtarëve të tjerë.