Pesë viktima dhe 285 raste të reja në Kosovë

exit.al 30 Janar 2021, 15:25

285 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.686 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se pesë pacientë me Covid kanë humbur jetën.

Po ashtu, 260 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 52.208.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar  59.931 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1.492 kanë humbur jetën, ndërsa 6.231 janë ende të infektuar.

Shpërndaje te miqtë