Përmbytjet në Shkodër, 1300 ha tokë nën ujë, asnjë familje në rrezik

exit.al 25 Janar 2021, 10:11

Mbi 1300 hektarë tokë janë përmbytur në Bashkinë Shkodër, si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Për fat të mirë, asnjë familje nuk ka pasur nevojë të evakuohet.

Ngjashëm si në përmbytjet e ditëve të para të janarit, fshati Obot është i dëmtuari.

Sipas Bashkisë Shkodër, rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.

Po ashtu, Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit, duke lënë pa ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë.

Përmbytje ka pasur dhe në Velipojë, ku rreth 20 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur.

Lidhur me situatën e akseve rrugore, bashkia njoftoi se:

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Duhet të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Njësinë Administrative Ana e Malit.

Shpërndaje te miqtë