Aksident në aksin Lushnjë-Durrës, plagosen gjashtë persona

exit.al 24 Janar 2021, 21:20

Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e së dielën në aksin rrugor Lushnjë Durrës ku mbetën të plagosur gjashtë persona.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur si “Bishti i Zhurit”.

Drejtuesi i makinës “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me ambulancën e Spitalit të Fierit.

Gjatë të plagosurit sipas raportimeve janë, drejtuesi i automjetit “Benz” dhe tre pasagjerë si dhe dy persona që ndodheshin tek ambulanca e Spitalit të Fierit.

Të gjashtë personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Policia nuk ka dhënë ende informacion mbi gjendjen shëndetësorë të gjashtë personave të plagosur.

Shpërndaje te miqtë