Përmbytje në Tiranë

exit.al 6 Janar 2016, 16:05

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjet e para në Tiranë.

Situata më problematike për momentin është në zonën pranë pallatit me shigjeta, ku lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati.

Shumica e rrugëve të Tiranës janë përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Disa segmentet problematike përgjatë Lanës janë përballë Shallvareve, tek Ura e Brrylit dhe  tek rruga e Elbasanit.  Zonat të tjera me probleme janë Don Bosko dhe rruga Siri Kodra.

Deri më tani janë evakuuar 25 familje në Babrru, tre familje në Bregun e Lumit, ndërsa në Kombinat vazhdon evakuimi i disa familjeve, numri i të cilave nuk është bërë ende publik.

Ndëkohë një urë në Mullet u shemb, duke ndalur dhe qarkullimin. Në zonën e Paskuqanit është çarë tubacioni i furnizimit më ujë të pijshëm dhe po punohet për riparim e tij.