Bashkia Tiranë, taksë të re për lejet e ndërtimit dhe rikonstruktimit

exit.al 6 Janar 2016, 11:33

Qytetarët e Bashkisë Tiranë do t’i paguajnë bashkisë 1 për qind të shumës së investimit, nëse duan të marrin leje ndërtimi apo rikonstruktimi për banesat e tyre. Kjo takse e re bën pjesë në paketën fiskale që u miratua nga Këshilli Bashkiak në datë 30 dhjetor 2015.

Shuma e caktuar do të bazohet në preventivin që shoqëron aplikimin për leje dhe do të paguhet që në fazën e aplikimit. Nëse leja nuk miratohet nga Bashkia, atëherë shuma e lekëve kthehet mbrapsht. Bashkia e Tiranës do të nisë aplikimin e saj në muajin korrik të vitit 2016.