KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Kavajës Entela Shedula

exit.al 4 Qershor 2020, 10:34

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  shkarkoi sot nga detyra kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula, për shkak të problemeve me pasurinë.

Vendimi u mor nga Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi.

Gjatë hetimit administrativ, gjyqtares iu gjetën probleme me justifikimin e një shtëpie 3-katëshe në Kavajë, si dhe pasaktësi të tjera në deklarimin e pasurisë.

Gjyqtarja kishte deklaruar se ka marrë vetëm dy kredi bashkë me bashkëshortin për të ndërtuar shtëpinë, por hetimi ka zbuluar se ajo ka marrë 4 kredi. Subjekti i marrjes së kredi po ashtu ka rezultuar se është për binzes dhe jo për shtëpi.

Entela Shedula u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figures nga DSIK-ja. Ndërsa për aspektin profesional u gjet vetëm një rast kur gjyqtarja kishte zgjatur shqyrtimin e një çështje për 11 muaj. Nga 10 denoncimet e kryera nga publiku, KPK nuk gjeti probleme thelbësore.