Përditësimi, 6 qershor: Asnjë viktimë nga Covid-19, 5 raste të reja

exit.al 6 Qershor 2021, 17:38

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë.

Mbeten ende 254 raste aktive.

Statistika (6 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 37

Të shtruar në spitale 28

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1,881

Testime totale 738,472

Raste pozitive 132,379

Raste të shëruara 129,664

Raste Aktive 264

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 65

Shkodër 55

Berat 35

Korçë 33

Lezhë 25

Elbasan 16

Vlorë 11

Gjirokastër 10

Durrës 4

Kukës 4

Fier 4

Dibër 2